Nga buqeta e madhe me lule blu te përshëndetja me dy gishta, Basha pritet me ovacione nga mbështetësit në Fier

0
289

Me ovacione të mëdha, duartrokitje është pritur sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sapo ka dalë nga makina e tij, Basha është pritur me entuziazëm nga shumë mbështetës të tij, ndërsa nuk ka munguar dhe një buqetë e madhe me lule ngjyrë blu.

Duke e përshëndetur të gjithë me dy gishta, mbështetësit e tij, thërrisnin njëzëri në kor; Basha, Basha!”.

E njëjta atmosferë u ndje edhe në teatrin e Bylisit, ku pasi Basha hyri brenda, salla u ngrit në këmbë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here