8 Marsi dhe kuptimi i mimozës si simbol i kësaj dite

0
315

Lulja e mimozës është simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Lidhja e saj me festën e 8 Marsit lidhet me historitë e vjetra italiane.

Zgjedhja e kësaj luleje daton në vitin 1946 kur gratë e U.D.I. (Bashkimi i grave italiane) vendosën të gjejnë një lule për të përfaqësuar këtë festim. Gjatë organizimit të ngjarjes së 8 Marsit u propozua mimoza, një lule e sezonit e që kushtonte më pak. Prej atij momenti kjo lule u bë simboli i Ditës së Grave.

Mimoza mbetet simboli i Ditës së Gruas vetëm në Itali dhe Rusi.

Mimoza është një lule spontane, pioniere, që përfaqëson vullnetin e fitimit të të drejtave të grave dhe luftën që këto të drejta të kenë vlerë.

Mimoza, është një lule solare, e ndritshme, që sjell gëzim, në dukje delikate, por në realitet është një lule e fortë dhe krenare tamam si një grua.

Gëzuar festen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here