83% e votuesve: Qeveria është e korruptuar

0
135

Shqiptarët janë i një mendimi kur vjen puna tek korrupsioni, pasi shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është shumë i korruptuar. Në sondazhin e Barometrit në Euronews Albania, 82.5% e socialistëve të pyetur thonë se në vend ka shumë korrupsion apo vendi është në korrupsion total.

Vetëm 15.7% e socialistëve janë të mendimit se në qeverisje ka pak korrupsion. Ndërsa demokratët të pyetur se çfarë mendojnë për korrupsionin në qeverisje, 98% e tyre thonë se korrupsioni është dominant. 

Image

Nga ana tjetër janë 94.4% e të papërcaktuarve që mendojnë se shteti është shumë ose tërësisht i korruptuar. Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021. 

Ndërkohë, në sondazh, janë gati 92% e shqiptarëve që mendojnë se qeverisja është e zhytur në korrupsion. Vetëm 0.4% e qytetarëve mendojnë se nuk ka korrupsion ndërsa 6.9% mendojnë se ka pak korrupsion.

Nga ana tjetër 34.6% mendojnë se ka shumë korrupsion ndërsa 57.2% thonë se ka korrupsion total. Pothuajse 91.8% e shqiptarëve mendojnë se në qeverisje ka shumë korrupsion apo korrupsion total.

Ndonëse shumica dërrmuese e qytetarëve thonë se shteti është i korruptuar, ata shohin si prioritet ekonominë (53,1%). Shqetësimi i dytë është papunësia me 49,2% ndërsa korrupsioni vjen i treti më 46,5%.

Image

Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here