9-vjet nga liberalizimi i vizave për shqiptarët,si po e kërcënon “rilindja” me qeverisjen e saj këtë arritje..

0
203

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor të vitit 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve ne 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

Kjo arritje e madhe është kërcënuar disa herë gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhe parlamentet e vendeve të fuqishme të BE, si Holanda apo Franca, kanë deklaruar se mund të rikthejnë lëvizjen me viza.

Ndërkohë prej vitit 2013, integrimi në BE nuk ka njohur ndonjë arritje të veçantë. Vendi po pret prej vitesh dritën jeshile për nisjen e negociatave, por pa sukses.

Më 15 dhjetor të vitit 2010, kur Shqipëria mori këtë fitore të madhe historike, opozita shqiptare e Edi Ramës ishte në protestë. Ajo madje protestoi edhe kur vendi ishte në krizën e përmbytjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here