A do të ndryshojë ora të dielën?

Në fundjavën e fundit të marsit orët ndryshojnë në të gjithë Evropën, siç ndodh dy herë në vit. Por Parlamenti Evropian pak kohë më pare hodhi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës.

Ndërsa Parlamenti Europian ende nuk ka marrë ende një vendim duket se do të vijojë e njëjta taktikë si çdo vit. Në orën 02.00 të Evropës Qendrore, të dielën, koha do të shkojë përpara një orë deri në 03.00, në atë që quhet shpeshherë ora verore. Ajo do të përfundojë në të dielën e fundit të tetorit, ku nga 03.00, orët do të kthehen një orë mbrapa në orën 02.00, duke iu rikthyer kohës standarde.

A ka gjasa që rregullat të ndryshojnë?

Komisioni ka treguar se mosndryshimi i orës ka pak gjasa të ndodhë edhe pas kërkesës së Parlamentit Evropian. Megjithatë nuk është kundërshtuar si mundësi duke patur parasysh përfitimet nga dita më e gjatë. Por vendimi duhet të merret në nivel evropian dhe të aplikohet në të gjithë BE-në në  mënyrë të sinkronizuar.

Që nga viti 1981 ndryshimi i orës përfshin të gjithë Evropën. Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur akrepat lëvizin 1 orë pas. Llogaritja dimërore do të rifillojë nga e diela e fundit e tetorit (që këtë vit përkon me datën 28 tetor).

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment