A e di Kryeministri qe eshte edhe “Kryetar i Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”?

Nga Tritan Shehu                                                                                                          A e di Kryeministri qe eshte edhe “Kryetar i Komitetit Kombetar kunder Droges e Trafiqeve”?
Shqiperia “takohet”sot me “Diten Nderkombetare te Luftes kunder Perdorimit te Droges e Trafiqeve Ilegale” ne nje situate katastrofale ne kete drejtim.
Shqiperia eshte kthyer ne “hambarin” e kanabisit per Europen- aktualisht ka filluar perseri kultivimi masiv i tij, pa dyshim me “mirekuptimin”e shtetit.
Nga kanabisi po kalohet ne bashkepunim me institucionet, ne trafiqet gjigande te kokaines e heroines, me forcimin ekstrem te grupeve kriminale.
Perdorimi i drogave, kryesisht i kanabisit, qe eshte nje prekursor i drogave te forta, eshte ulur deri ne moshat 11-13 vjec, duke prekur reth 70% te nxenesve ne shume qytete.
Perdorimi i drogave te forta po zgjerohet shume shpejt, duke hyre ne vend dhe disa nga ato me toksiket.
Mungon totalisht nje Strategji Kombetare per perballimin e ketij fenomeni shkaterrues ne te gjitha aspektet e tij, sic duket edhe e vullnetit.
Pervec klinikes toksikologjike prane QSUT, qe merret me rastet e intoksikimit akut, nuk ekziston ne vendin tone asnje strukture qofte mjekuese, qofte reabilituese per te ndihmuar pacientet e dependentet nga drogat.
Asnje nga antagonistet nuk rimbursohet nga Fondi.
Edhe shperndarja e Metadonit eshte ne veshtiresi te medha dhe pa asnje program afat mesem.
Nuk ka asnje propagande te organizuar e studjuar per tju kundervene ketij fenomeni shkaterrues per individin e shoqerine ne terresi.
Ka vetem institucione shteterore, qendrore e lokale, qe jane bere pjese e kesaj te Keqe te Madhe…!

Fotografia e Tritan Shehu
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment