A na mbrojnë realisht maskat?

0
163

COVID-19, siç tashmë e dimë prej disa javësh, është shpallur pandemi. Duke qenë se ky virus përhapet lehtë nëpërmjet kontakteve me njerëz të tjerë, shumë kanë vendosur mbajtjen e maskës për t’u ruajtur prej tij. Dhe pse shumë njerëz janë dyndur në farmaci, me shpresën për të gjetur një maskë të posaçme, ekspertët janë skeptikë në mbajtjen e saj. Më poshtë janë argumentet e tyre për mbajtjen e maskave dhe se si tjetër mund të ruhemi ndaj këtij virusi apo bakterieve të tjera.

Maskat mund të ndihmojnë, deri diku. Ka disa mënyra se si një virus mund të përhapet. Kur një person kollitet ose teshtin, pikat që mbajnë virusin mund të përhapen në ajër. Këto pika mund të kalojnë dhe nëse personi prek hundën ose sytë dhe më pas personin tjetër. Nëse dikush bie në kontakt me këto pika të infektuara dhe ata janë të predispozuar drejt infektimit.

Ekzistojnë prova që në rast se përdoret siç duhet, maska e fytyrës mund ta ngadalësojë përhapjen e këtij virusi. Për shembull, një studim i vitit 2008 zbuloi se personat që mbanin maskë ishin 80% më pak të predispozuar ndaj gripit. Ndërsa, në 2009 një tjetër zbulim ishte se sëbashku me larjen e shpeshtë të duarve, maska e ulte riskun ndaj gripit me 70%.

Por, maskat nuk janë totalisht mbrojtëse dhe thjesht sepse po mban një, nuk do të thotë që je plotësisht i ruajtur. “Çfarëdolloj maske do të ndihmonte sepse të mbulojnë hundën dhe gojën dhe nuk mund t’i prekësh. Por në rast se prek sytë mund ta përcjellësh virusin në këtë formë.” – shprehet një nga mjekët infeksionistë pranë Northwestern Medicine.

Nëse hedhim një sy në rastet e mëparshme, konkretisht ne rastin e sëmundjes SARS, që kishte të bënte pikërisht me sistemin e frymëkëmbimit, maskat luajtën një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e përhapjes, veçanërisht në ambjentet spitalore më së shumti sespse ndaluan personat e infektuar të infektonin të tjerë. Në fakt, shumica e njerëzve në Azi i mbajnë maskat, jo vetëm për të mos u sëmurë vetë por dhe për të mbrojtur personat e tjerë nga bakteret dhe viruset.

Në 2012, kur një lloj tjetër coronavirusi i njohur si MERS ishte në kulmin e tij, zyrtarët e shëndetit publik rekomandonin që maska të mbahej vetëm në rast se qëndroje në të njëjtën ambjent me dikë të sëmurë me këtë virus. Nuk kishte asnjë provë të mjaftueshëm që maska luante një rol të rëndësishëm në përhapjen ose jo të këtij virusi.

Konkluzioni kryesor është që vetëm maska nuk do ta eliminojë tërësisht rrezikun e koronavirusit. Por, mund të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here