A po nis lufta ?!/ Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme, tre raketa godasin ambasadën amerikane në Irak

0
149

Tre raketa kanë goditur ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, duke plagosur një person.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e së dielës në të ashtuquajturën “Zona e Gjelbër” në Bagdad.
Ky sulm shënoi një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës, pas një seri sulmesh me raketa gjatë javëve të fundit që kanë patur si shënjestër ambasadën amerikane ose bazat ushtarake irakiene, ku janë vendosur trupat amerikane.
Deri më tani, askush nga palët nuk ka marrë përgjegjësi mbi sulmin me raketa.
Një zyrtar i lartë irakian konfirmoi se një person ishte i plagosur, por nuk dha informacion mbi gjendjen shëndetësore të tij apo nëse ishte shtetas amerikan, ose një anëtar i stafit irakian.
Ambasada e SHBA-së nuk ka dhënë asnjë reagim lidhur me ngjarjen, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Irakut “të përmbushë detyrimet për mbrojtjen e objekteve diplomatike”.
Kryeministri i Irakut, Adel Abdel Mahdi dhe kryetari i parlamentit, Mohamed Halbusi, e dënuan incidentin, duke thënë se sulmi rrezikon të çojë atdheun e tyre në luftë.
Kujtojmë këtu se tensionimi i situatës në Lindjen e Mesme erdhi pas vrasjes së gjeneralit kryesor iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron, të organizuar nga forcat amerikane, me urdhër të vetë presidentit, Donald Trump.
Pas vrasjes së gjeneralit të tyre, Irani sulmoi disa herë bazat ushtarake në Irak ku qëndronin trupa amerikanë, si dhe goditi me raketa “Zonën e Gjelbër”.
Nga të gjitha sulmet e marra përsipër nga Irani nuk pati asnjë person të vdekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here