A.Veliu raporton në Komisionin e Sigurisë lidhur me rezultatet e policisë për 2019

0
138

Në Komisionin e Sigurisë ,Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur për situatën aktuale të sigurisë në vend si dhe konstatimet e kryera nga vizitat e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në drejtoritë vendore të Policisë. Veliu deklaroi nga janari deri në tetor të këtij viti janë goditur 34 grupe kriminale, nga 35 raste që janë referuar.  “Janë goditur 34 grupe kriminale, 22 me aktivitet në fushën e narkotikëve, 6 krimet ekonomike dhe 6 në trafiqet e paligjshme. Gjithsej janë referuar 35 raste të referuara për grup kriminal. Marrëveshje me FBI-në për informacione kundër terrorizmit, por edhe FRONTEX” tha ai.

Në krahasim me vitin e kaluar, Veliu tha se deri në tetor të këtij viti kemi 4 vrasje më shumë, ndërsa problem është edhe rritja e rasteve të krimeve seksuale dhe dhunës në familje. “Janë regjistruar 29 mijë vepra penale të evidentuara jaë zbuluar 24 mijë. Janë kryer 91 hetime pasurore. Janë evidentuar 49 vrasje nga 45 në vitin e shkuar. Është rritur numri i krimeve seksuale, 131 raste këtë vit nga 88 vitin e shkuar. Vijon shqetësim dhuna në familje, mbi 1 mijë vepra për këtë periudhë të këtij viti. Mbi 900 te mitur te demtuar nga veprat penale” tha ai. Përsa i përket hetimeve pasurore, ai tha se janë sekuestruar 41 mln euro më shumë se vitin e kaluar.

Më pas drejtori i policisë së shtetit u ndal te raporti i Guardia di Finanza bazuar nga fluturimet që ka kryer për kontrollin e territorit për kanabis. “Janë kryer 80 misione, 25% e sipërfaqes së territorit. Kemi 108 raporte monitorimi. Në 800 vende u gjet kanabis dhe janë sekuestruar 25 mije 931 bimë. Misioni përfundoi në 31 tetor. Këtë vit kemi 400 raste të kultivimit të kanabisit, ndërsa zbulimi është në masën 85.8%.

Ka një ulje të evidentimit të drogës me 17 raste më pak. Krahasuar me vitin e kaluar ka një ulje të kokainës me 458 kg më pak, rritje e heroinës me 5 kg më shumë, ulje e ndjeshme e marijuanës me -11.275 kg, ulje e vajit të hashashit -50 litra, 779 kg hashash është kapur më shumë“. Veliu theksoi se  Shqipëria është vend origjine për kontrabandimin e shqiptarëve drejt Anglisë, SHBA dhe Kanadasë me dokumente false.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here