Abuzimet seksuale me të miturit në shkolla/ Deputetja-Besa Shahinit : Keni dështuar plotësisht me reformën tuaj imagjinare të arsimit, jep dorëheqjen!

0
162

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri, i ka kërkuar dorëheqjen ministres së Arsimit, Besa Shahini pas skandalit të përdhunimit të 15 vjeçares në një shkollë në Tiranë, nga roja i shkollës.
‘Meqë keni shfaqur ankesa tek i plotfuqishmi përse unë nuk ju lë të flisni sa herë që ju lëshoni perlat e rradhës në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pa më thoni njëherë:
Përse ju ka kapluar heshtja pikërisht tani që duhet të flisni apo të bëni justifikimin e radhës për rastet e pedofilisë së njëpasnjëshme në shkollat tona?!
Si e konceptoni në kufijtë e logjikës suaj dhimbjen e 15 vjeçares së përdhunuar e shantazhuar prej rojes monstër të shkollës?!
Kjo na qenka klima e sigurisë që ju Znj.Ministre i ofroni elitës së kombit?!
Notat e dhimbjes që përjeton vajza dhe familja e saj nuk e cënojnë ndopak ndërgjegjen tuaj si grua?!
Do të mjaftoheni dhe ju me ndjesë publike meqë ne që kerkojmë zbatimin e ligjit jemi moralistë, apo do shihni alternativën e kthimit andej nga keni ardhur pasi keni dështuar plotësisht në reformën tuaj imagjinare të arsimit! Dorëhiquni BESA!Fatjona Dhimitri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here