Aeroporti i Vlorës, BE e shqetësuar për shkatërrimin e zonës së mbrojtur

0
154

Bashkimi Evropian është shprehur e shqetësuar sa i takon vendimit të qeverisë Rama për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë që rrezikon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Në një reagim për këtë çështje, BE i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që qEveria e tij të konsultohet me grupet e interesit, ndërsa sqaron se në dialogun politik me qeverinë shqiptare, do të përfshihet edhe çështja e aeroportit të në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë që rrezikon zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Delegacioni i BE-së thekson se ky investim duhet të përfshinte pjesëmarrjen dhe konsultimet me grupet e interesit.

Në një reagim për Deutsche Ëelle, BE nënvizon se: ‘BE ka shprehur shqetësime rreth legjislacionit shqiptar mbi investimet strategjike në lidhje me mbrojtjen e biodiversitetit, sepse ai lejon turizmin masiv dhe investimet industriale në zonat e mbrojtura.’

Komisioni Evropian përmend në mënyrë specifike rastin e veçantë të zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë në raportet vjetore për vitin 2019 dhe 2020, për Shqipërinë. BE e ka ngritur këtë çështje rregullisht në dy vitet e fundit në takimet sektoriale me qeverinë e Shqipërisë duke theksuar që aeroporti i propozuar duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Shqipërisë dhe me konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së biodiversitetit që Shqipëria ka ratifikuar’.

Bashkimi Evropian sqaron se në dialogun politik me qeverinë shqiptare, do të vazhdojë të ngrejë çështje mjedisore, duke përfshirë çështjen e aeroportit të propozuar në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Fshati Akërni ndodhet gjeografikisht mes lagunës së Nartës dhe lagunës së Karavastasë. Ekspertët thonë se në këtë zonë ka lëvizje intensive shpendësh të egër. Mbi këtë zonë janë parë fluturime tufash të mëdha pelikanësh, flamingosh apo të shpendëve të tjerë qafëgjatë e këmbëgjatë që kanë madhësi dhe peshë të tillë që nëqoftëse do të përplaseshin me aeroplanët, mund të shkaktojnë edhe aksidente tragjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here