Afrimi me i fundit i Tavos, qendermbrojtesi Rustem Hoxha

Duke pare mosfunksionimin e duhur te mbrojtejes se Luftetarit, presidenti Grigor Tavo ka vendosur qe te ”hapi xhepin”, duke blere nje nder mbrojtesin me te mire te superliges shqiptare. Behet fjale per qender-mbrojtesin durrsak Rustem Hoxhen 27 vjec, ish-lojtar i Kukesit, i cili ka pas luajtur edhe ne vitet 2012-2013 me Luftetarin. Pas shkeputjes se kontrates me klubin verilindor te Kukesit, mbrojtesi Hoxha kishte marre disa oferta nga ekipe te superliges shqiptare, por kembengulja dhe plotesimi i kushteve maksimale per te nga ana e presidentit Tavo beri qe durrsaku te zgjidhte Gjirokastren. Afrimi i Hoxhes eshte perforcimi i duhur per mbrojtjen disi problematike te Luftetarit. Qysh sot pritet qe Hoxha t’i bashkohet ekipit ne stervitjen e radhes, per te qene i gatshem ne ndeshjen me Tiranen.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment