Agjensia prestigjioze ndërkombëtare Fitch: Shqipëria është bërë një vend më i rrezikshëm për të investuar!

Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një postimi në FB.

Postimi si mëposhtë:

“Sipas agjensisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar.

Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.
Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.
http://www.fitchsolutions.com/country-risk-sov
ereigns/index-signals-political-legitimacy-livelihoods-and-ethnic-tensions-bring-more-risks-2020-09-12-2019″

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment