Aksident automobilistik në Këlcyrë, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

Një aksident automobilistik, ka ndodhur në Këlcyrë fatmirësisht jo me pasoja.

Burimet zyrtare policore, kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në grykën e Këlcyrës ku automjeti tip Opel Astra me targa AA594LF me drejtues R.T. 47 vjec nga Fieri, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me masivin ranor përbri aksit. Për pasojë vetë drejtuesi i mjetit që kishte për destinacion Këlcyrën, është lënduar e tok me të edhe pasagjeri 70 vjecar K.K.

Dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment