Aksident automobilistik tek Ura e Kardhiqit

Aksident në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Kardhiqit, ku automjeti FIAT me targa italiane ES440CA me drejtues shtetasin italian M.P banues në Bari, ka dalë nga rruga. Në bordin e automjetit ndodheshin edhe tre shtetas shqiptarë, përkatësisht M.S, 17 vjeç, Xh.S, 20 vjeç dhe F.Gj 19 vjeç të tre banues në Tiranë të cilët patën lëndime të lehta. Të tre të të lënduarit u shoqëruan për në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër me dëmtime të lehta dhe pasi kanë marrë asistencë mjekësore, janë larguar drejt destinacionit të tyre. Grupi hetimor pas kryerjes së veprimeve doli në përfundim se drejtuesi i mjetit shtetasi italian, humbi kontrollin.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment