Aksident i rëndë në Greqi, ndërrojnë jetë 3 anëtarët e familjes shqiptare

Një familje shqiptare është shuar në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Domokous dhe është mësuar se makina në të cilën ndodhej familja shqiptare është përplasur kokë më kokë me një kamion me cisternë.

Sipas mediave greke, nga përplasja fatale kanë ndërruar jetë babai 43-vjeçar, gruaja e tij 42 vjeçe dhe vajza e tyre. I vetmi i mbijetuar, është djali 17-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, por policia greke ndodhet në terren për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment