Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

 Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të kthesa pranë Liqenit të Viroit. Makina tip ‘Renault’ me targa ‘AA 129 VI’ me të cilën po udhëtonin shoferi dhe dy pasagjerët ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Jugunews siguron pamjet nga vendi i ngjarjes të makinës që është aksidentuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment