Aksident në Gjirokastër,viktima një 17 vjeçar

0
173

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”.
Ku si pasojë e aksidentit ka patur edhe një viktimë. Ai është identifikuar si Myftar Xhebro nga Nivica e Tepelenës por ishte me vendbanim në Gjirokastër.Automjeti i drejtuar prej të riut 17 vjeçar është përplasur me një pemë. Dyshohet se ai ka qenë me shpejtësi të madhe ndërsa automjeti nuk ka qenë në pronësi të tij.
Në vendngjarje shkuan 3 autoambulanca dhe forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga makina, e cila ishte dëmtuar shumë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Informacion paraprak nga policia e Gjirokastres.
Në afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here