Aksident tek Uji i Ftohtë, lëndohen 31 pasagjerë

Një autobus me 41 pasagjerë i linjës Athinë-Tiranë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të “Uji të Ftohtë”. Nga aksidenti 31 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 1-vjeç. Të plagosurit  janë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ndërsa 10 pasagjerë nga 41 që ishin në autobus nuk kanë pësuar lëndime. Nga 31 personat e plagosur që u paraqitën në spital, sipas mjekut kirurg Roland Karalli, vetëm 15 janë shtruar, pasi 16 të tjerë kanë dalë, ndërsa të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:40 minuta të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa autobusi kthehej nga Greqia. Autobusi i aksidentuar me targa TR 5631 U drejtohej nga Ilia Filos 50-vjeç. Shoferi i autobusit të kompanisë “Komatas” është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë ku po merret në pyetje. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore në pjesën perëndimore dhe më pas duke u përmbysur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

14362568_10210906079357477_9007213194510023135_o 14379735_10210906068317201_2255941375053781993_o-1

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment