Aksident tek Ura e Kardhiqit, një i lënduar

0
160

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Urën e Kardhiqit duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të mjetit që u përfshi në këtë ngjarje. Automjeti pronë e një prej policive private që operojnë në Gjirokastër, është përmbysur duke shkaktuar lëndimin e drejtuesit të tij.

Luan Puli punonjës në një prej policive private ishte duke drejtuar automjetin tip autoveturë dhe në një moment ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Fatmirësisht ndonëse automjeti ka bërë dy salto, nuk ka shkaktuar probleme serioze tek i aksidentuari përvecse dëmtime të lehta në dorë. Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrs për të marrë ndihmën e menjëhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here