Aksidenti në Limar, 62 vjecari drejt Tiranës me helikopter

0
155

Një automjet tip Xhip ka dalë nga rruga, e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Siç raportohet nga gazetari në terren, ngjarja është regjistruar në fshatin Malshovë afër Limarit të Këlcyrës.

Mësohet se gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit është shumë e rëndë, për këtë arsye ka mbërritur helikopteri për dërgimin e tij me urgjencë drejt kryeqytetit. I plagosuri është Latif Xhako 62 vjeç, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here