Aksidenti në Memaliaj/ KSSH: Fondet për transportin e mësuesve vidhen sistematikisht

0
153

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë reagoi pas aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të premte në Memaliaj, ku humbën jetën dy mësues. Sipas KSSH, mësuesit duhet të transportohen me furgon në shkollat ku japin mësim, por diçka e tillë nuk është realizuar nga Ministria e Arsimit. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë hodhi akuza se fondet e dhëna për këtë qëllim po vidhen në mënyrë sistematike.
“Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesëve dhe nxënësve me furgon ose autobuz, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderat për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimorë dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyryar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesëve vidhen sistematiksht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese.”
Teksa risolli në vëmendje edhe një aksident tjetër të ndodhur në 2019 në Korçë, ku humbi jetën një tjetër mësuese, KSSH e cilësoi skandaloz edhe qëndrimin e sindikatave që po heshtin. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë kërkoi nga organet ligjzbatuese që të hetojnë kontratat për tenderat për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve.
Këtë të premte dy mësues, Leonard Sako dhe Ornela Hoxha humbën jetën teksa po ktheheshin me makinë personale nga shkolla Krahës, ku kishin dhënë mësim. Bashkë me ta, në makinë ishin edhe dy kolegët Petrit Zaçe dhe Orinda Qendro, që mbetën të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here