Aksidenti në Ujin e Ftohtë, lirohet shoferi

0
568

Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ndaj Ilia Silos, shoferit të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, i cili pësoi aksident në Ujin e Ftohtë të Tepelenës më 23 shtator të ketij viti. Ndryshimi i masës së arrestit, u kërkua nga Prokuroria e Gjirokastrës, me kërkesë të kësaj të fundit pasi nga aktet e ekspertimit të kryera nga grupi i ekspertëve gjatë këtyre ditëve, dolën dëmtime në shëndet të pasagjerëve, në nivele të parëndësishme. Si rjedhojë para pak minutave, gjyqtarja Albina Spaha gjatë seancës së sotme gjyqësore, e ka lënë të lirë shoferin me masën “Detyrim Paraqitje” ndërkohë që u lirua menjëherë në sallën e gjyqit. Në masën e arrestit të datës 24 shtator, Silo i cili refuzoi të mbrohej nga avokat, u la në burg për 10 ditë ndërkohë që prokurori i cështjes Klodian Cafka, kërkoi 20 ditë burg. Aksidenti automobilistik, shkaktoi lëndimin e 16 pasagjerëve ndërkohë që 20 të tjerët nuk patën dëmtime. Shkaku i aksidentit sipas vlerësimit të grupit të ekspertëve, ka qenë terreni i rrëshkitshëm dhe shpejtësia e autobuzit në dishezë mbi normën e lejuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here