Aksidenti në Vaqarr, humb jetën biznesmeni gjirokastrit

Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti tragjik mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vaqarr-Ndroq.

Viktimat janë Athanas Xhavara 45 vjeç nga Gjirokastra dhe Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana. Burimet policore bëjnë me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U.

Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:25 mbrëmë tek kthesa e Arbanës. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment