Aksidenti me pasojë në Memaliaj, humbin jetën zyrtarë të Bashkisë

0
1794

Dy persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor që ka ndodhur pasditen e të enjtes ndërsa një i tretë ka mbetur i plagosur. Viktimat janë drejtuesi i makinës Syrja Sina dhe Luan Bilbili, ndërsa i plagosur ka mbetur Erjon Sinani. Aksidenti ka ndodhur 4 km në veri të qytetit të Memaliajt në vendin e quajtur Mogile në aksin nacional Memaliaj-Krahës. Dy viktimat, sipas Grupit hetimor, nuk kanë qenë të lidhur me rripin e sigurimit dhe kjo i ka shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme pasi u verifikuan goditje në pjesën ballore të kokës dhe në klavikul. Mësohet se viktima, ka qenë me një shpejtësi gati 85 km në orë gati 5 km në orë më shumë se norma e lejuar në këtë aks, por shpejtësia, nuk ka qenë shkaku i aksidentit, por manovrimi me një kohë vonesë i drejtuesit të Fordit cka nuk mundi dot të shpëtonte jetën e tij dhe të shokut. Viktima Luan Bilbili bëhet e ditur se është shef i financës në Bashkinë e Memaliajt, Syrja Hysa, financier në Njësinë Administrative Qesarat në Bashkinë e madhe të Memaliajt, ndërsa i plagosur Erjon Sinani është përgjegjës i Zyrës së Kulturës Kombëtare në Tepelenë. Të tre këta, po ktheheshin nga kryeqyteti pasi kanë qenë të ftuar në një aktivitet politik. Në dëshminë e tij tek grupi hetimor, i lënduari ka deklaruar se drejtuesi Syrja Sina tentoi që të manovronte por nuk ka mundur dot. Grupi hetimor, përjashton prezencën e lagështisë në rrugë. Aksidenti i sotëm me 2 viktima, është i pesti që ndodh në rrugët e Qarkut të Gjirokastrës duke shtuar numrin e aksidenteve me pasojë. Prej fillimit të vitit e deri më sot, kanë humbur jetën 7 persona në aksidentet automobilistike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here