Aksidenti tragjik me 5 te vdekur ne Muzine

0
149

Rexhina Çelhaga, 22 vjeçe, dyshohet se është shkaaktarja e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin Muzinë-Sarandë. Sipas burimeve 22-vjeçarja momentin e aksidentit ndodhej në makinë me dy vajza të tjera, shtetase të huaja. Teksa udhëtonte, ajo dyshohet t’i ketë prerë rrugën furgonit. Si pasojë, humbën jetën 5 persona, dhe u plagosën 4 shtetase të tjera. 3 prej tyre udhëtonin me fouristradën, ndërsa një tjetër udhëtonte me furgon e cila fatmirësisht shpëtoi. Kjo e fundit, sipas burimeve mësohet se është shtatzënë.

Të plagosurat jashtë rrezikut për jetën që marrin trajtim në spitalin e Gjirokastrës janë shtetaset: Greta Kapidani, e datëlindjes 1996 nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon. Po kështu janë në spital edhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998 dhe Xhulia Parini e datëlindjes 1999. Aktualisht në spitalin e Gjirokastrës kanë mbërritur edhe përkthyes të autorizuar për të marrë deklarimet e vajzave italiane bashkë me grupin hetimor. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here