Aksidentohet gjatë natës kryetari socialist i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni

0
184

Kryebashkiaku i Këlcyrës, socialisti Klement Ndoni është aksidentuar gjatë natës së kaluar. Ngjarja ndodhi teksa ai ishte duke u kthyer me automjetin e tij nga një takim në një prej fshatrave të njësisë administrative Ballaban.

Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga. Bashkë me të në automjet ishin edhe dy persona të tjerë; Skënder Seferi dhe Hodjan Selmani, ky i fundit kryetar i PS-së në Këlcyrë.

Me plagë më të rënda është kryebashkiaku Klement Ndoni, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur lehtë janë dy personat e tjerë. Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës. Mësohet se Ndoni ka dëmtim të konsiderueshëm të njërit krah, ku si pasoje e demtimeve serioze ka shkuar ne spitalin e Janinse per kurim me te specializuar. Nga burime te aferta te Ndonit, Jugunews ka mesuar se ai po mbahet nen vezhgimin e rrepte te mjekeve grek.

Mesohet se Policia e Gjirokastrës ka nisur hetimet për rastin ne fjale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here