Aksion antikanabis në Lunxhëri, asgjesohen 350 bimë, kultivuesi në arrati

0
429

img-20161104-wa0001

Policia e Gjirokastrës, më në fund, ka evidentuar marijuanë në territorin e vet. Bëhet fjalë vetëm për 370 bimë narkotike, të cilat janë zbuluar në fshatin Këllëz të Lunxhërisë. Sipas burimeve zyrtare, bëhet e ditur se të gjitha bimët narkotike, janë zbuluar brenda një sere të improvizuar me plastmas e cila shërbente mjaft mirë në procesin e tharjes së bimëve. Sipas të dhënave zyrtare, operacioni policor, është zhvilluar një ditë më parë, por Policia Rajonale, sot e ka publikuar si ngjarje. Kapanoni ndodhej në një zonë të pyllëzuar në territorin e fshatit Këllëz dhe ruhej nga një person i cili mendohet se është edhe poseduesi i saj. Sipas Policisë së Gjirokastrës, policia nuk mundi ta kapte D.G. i cili është larguara përpara se forcat policore, të ndërhynin në terren. Mësohet se personi në fjalë, është banor i zonës. Nga raportet e shërbimit inteligjent shqiptar, zona e Lunxhërisë dhe e Zagories në Gjirokastër, kanë qenë nga më të kultivuarat me hashash ndërkohë që Policia, nuk ka ndërhyrë aspak për shkatërrimin e parcelave me kanabis.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here