Aksion i madh i policisë, 100 forca në terren me dron, zbulohen 30 fidanë kanabisi

0
146

Policia e Shtetit ka nisur një aksion për kontrollin territorit për zbulimin e personave dhe territoreve ku kultivohet kanabis.
Gjatë ditëss së djeshme një numër i madh forcash policore rreth 100 sipas njoftimit, me drone dhe mjete kanë mundur të zbulojnë vetëm një parcele me 30 fidanë dhe kanë vënë në pranga një person që dyshohet se ishte pronari i këtyrë fidanëve.
Ja njoftimi i policisë:
Fier – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.
Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.
Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

ShqipëriPaKanabis

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here