Aksion në kufirin greko-shqiptar,arrestohen dy shtetas ,vidhnin bagëti nga Greqia dhe i shisnin në Shqipëri

0
140

Një aksion i mesnatës i policisë greke në afërsi të kufirit greko-shqiptar, si pjesë e një operacioni të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Policisë Thesprotia, kanë bërë të mundur arrestimin e dy të huajve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga mediat greke,anëtarë të një organizate kriminale, të cilët kryenin vjedhje të kafshëve në zonat kufitare të Komunës Filiates të Thesprotisë ku më pas i shisnin në Shqipëri.
Ata janë 46 vjeç dhe 16 vjeç, të akuzuar për vepra të lidhura si :grabitje, rezistencë, plagosje të thjeshtë personale , armë dhe vepra të tjera. Tre të huaj të tjerë, anëtarë të organizatës, po kërkohen për të njëjtin rast ku dyshohet se janë bashkëpuntorë.
Për këtë arsye, janë ngritur forcat speciale të policisë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e krimit. Në mënyrë të veçantë, sot pas mesnatës në Agios Nikolaos Filiates, afër kufirit greko-shqiptar, nën kujdesin e Ekipit të Parandalimit të Krimit dhe Represionit (OPEC), Departamentet e Sigurisë dhe të Burgosurve të Igumenicës një grup prej pesë këmbësorësh me dy mushka u identifikuan prej tyre .
Hetimet pasuese zbuluan se autorët e mësipërm kishin krijuar një organizatë kriminale për të paktën katër muajt e fundit, me qëllim të vjedhjes në zonat kufitare të Komunës së Filiates.Anëtarët e organizatës kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin helen përmes kufirit greko-shqiptar dhe vidhnin bagëtitë nga stallat ose fushat e hapura, të cilat më pas transportoheshin, me mushka në Shqipëri për shitje.
Hetimi policor zbuloi gjithashtu se anëtarët e organizatës janë të përfshirë në tre raste të grabitjes në vitin 2019, përkatësisht: nga 10 deri në 29 gusht, tre bagëti u hoqën nga stalla e mësipërme, nga 28 deri në 29 gusht, tre bagëti u hoqën nga një kullotë në Filiates Kotsika Nga 11 dhjetor deri më 12 dhjetor, pesë bagëti u larguan nga fusha e hapur në Filiates të Kerasohori. Policia u ka konfiskuar: armë gjahu me dy fishekë të sjellë nga 46-vjeçari, (2) mushka, sasia e mishit, sëpatë dhe thikë të cilat përdoreshin për grabitje.Ndërsa hetimet vazhdojnë për të gjetur anëtarët e tjerë të kësaj organizate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here