Aktivisti Disha: A është i pafajshëm Rama?

Zirkon Disha aktivist i shoqërisë civile ka reagur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke e quajtur vetëgjyqësi deklaratën e bërë sot nga kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

A është i pafajshëm Edi Rama!?

Deklarata e bërë sot nga kryeministri ishte një vetëgjygjësi. Ai deklaroi se “kryepolicët” Artan Didi dhe Haki Çako ishin zgjedhje direkte e ish-ministrit Tahiri. Gjitashtu deklaroi se nuk kishte komunikuar asnjëherë në telefon me ta, madje nuk ju kishte as numrat e telefonit! (nuk deklaroi të njëjtën gjë për drejtorët e policisë së qarqeve dhe pre

fektët, mbase ka harruar)

Ai gjithashtu deklaroi se Saimir Tahiri ka patur një karrierë politike ku rrugëtimin e ka nisur në vitin 2003 si vullnetar, duke treguar se ai nuk eshte prurje e tij si Erion Veliaj, Eduard Shalsi, Mimi Kodheli etj….

Ai u distancua dalē ngadalë nga Tahiri duke ngritur disa herë pyetjen:

“A është i pafajshëm Saimir Tahiri?”

Nëpërmjet kësaj retorike ai shpalli pafajsinë e tij duke i lënë Tahirit dhe drejtorëve policisë të gjithë peshën e akuzave.

Një ndër dhjetra pikëpyetjet që lind, përse Rama përfshiu Artan Didin në deklaratën e pafajsisë së tij!?

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment