AKU gjoba supermarketeve në Gjirokastër e Përmet

Temperaturat e larta kanë vënë në lëvizje AKU në Gjirokastër duke inspektuar pikat tregëtare që shfaqin problematika për produket që shesin. Gjoba nga 100.000 mijë-200.000 mijë lekë të rinj nuk kanë munguar kundrejt subjekteve që tregëtojnë produkte përtej afatit të skadimit, si dhe produkte me etiketa të pa shqipëruara ose jashtë kushteve te duhura higjeno sanitare.

Lajmi konfirmohet nga vetë drejtori i AKU-së Beso Brahimi. Sipas këtij të fundit, janë gjobitur dy supermarkete në qytetin e Përmetit dhe 5 supermarkete në Gjirokastër të cilat tregtonin kryesisht produkte të konservuara, si dhe pije freskuese jashtë afatit të skadencës.

Një tjetër problematikë shqetësuese për konsumatorët gjatë sezonit të verës mbetet edhe tregëtimi i produkteve me orgjinë shtazore anës rrugës. Tregëtimi i tyre jashtë kushteve higjeno-sanitare në temperatura të larta, mund të shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e qytetarëve. Drejtori i AKU Gjirokastër, deklaron se nuk është arritur të gjendet një zgjidhje për t’i dhënë fund këtij fenomeni, kjo si pasojë e mungesës së bashkëpunimit me pushtetin vendor, pasi kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë.

Më tej zoti Brahimi u drejtoi një mesazh qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos gënjehen nga produktet e lira.

Fenomeni i tregëtimit të produkteve të ndryshme jashtë datës së skadencës si dhe tregtimi i produketeve shtazore anës rrugës jashtë cdo standarti vijon të jetë prezentë në vend ndonëse ndodhemi në vitin 2019.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment