Akuzë e rëndë e Kokëdhimës: E njoh Ramën, është i çmendur. Ai ka idhull Eskobarin

0
144
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

I ftuar në Ora News, ish deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë akuzash ndaj shefit të qeverisë.

Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ketë kurrë mundësinë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor Kokëdhima ka qenë i prerë. Ish-miku i kryeministrit Rama, ish-deputeti Kokëdhima ka lëshuar akuzën më të rëndë ndaj tij. E ka quajtur kryeministrin të çmendur.

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të”.

Më tej Kokëdhima shtoi: “Ai e kishte për idhull Eskobarin dhe ia kaloi Eskobarit. As Eskobari  nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here