Alarmi për tërmet 7.5 ballë në Turqi, eksperti: Jemi 2500 km larg, institucionet shqiptare duhet ta ‘mbajnë një sy hapur’!

0
157

Paralajmërimi i ardhur nga Turqia për një tërmet të mundshëm që mund të prekë këtë vend pas atij të pak ditëve më parë, sipas sizmologëve shqiptarë duhet parë më vëmendje.
Sizmologu Rrapo Ormeni ka theksuar se institucionet shqiptare duhet ta ‘mbajnë një sy hapur’, pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, ku humbën jetën 51 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, dhe pas tërmetit shkatërrimtar të pak ditëve më parë në Turqi.
Sizmilogu u shpreh ndër të tjera se, vendi ynë ka hyrë tashmë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.
“Është një tërmet me magnitudë 7.5 rihter, që i thonë mbi 10 ballë. Kjo do të thotë që shkakton dëmtime të mëdha. Vetëm godinat e dëmtuara fort i rezistojnë. Por Shqipëria është rreth 2500 km larg, ai këtu do të vijë 5-6 ballë. Nuk shkakton asgjë tek ne. Pragu kur fillojnë dëmtimet është 7 ballë. 6 ballë nuk ka efekt dëmtues, 5 ballë është vetëm i frikshëm që ndihet nga njerëzit. Që nga epiqendra që është në Turqi këtu vjen i ulët. Ai do të ketë efektin e ndjeshmërisë, por jo efekt dëmtues. Energjia do shuhet”, u shpreh eksperti.
Ditën e djeshme, ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu paralajmëroi se, vendi duhet të bëhet gati për një tërmet 7,5 ballë që pritet të godasë Stambollin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here