Albini duhet të zgjedhë, ose Kosovën, ose karrigen. Luajtja all-in mund ti kushtoje humbjen e të dyjave.

Nga Skerdjan Dhuli

Albini duhet te dije se ne lufte, hileqari vritet…
Lufta ka nje kod. Hileqari nder shoke, vritet, sepse eshte me i rrezikshem se armiku.
Kjo mu kujtua keto ore tek shoh deshtimin e koalicionit mazhoritar ne Kosove.
Albin Kurti tha mbreme se “ne i japim Presidentin LDK vetem pasi te mos kemi zgjedhur nje President jashtepartiak…”.
Pra, pasi te kete propozuar me te ligun e tokes Dardane, nje si Rexhep Qoseja, qe do ishte edhe nje thike pas shpine per kockat e Ibrahim Rugoves, partine e te cilit Albini e kerkon ne koalicion, LVV do mendohet nese do e pranoje ose jo emrin e propozuar nga LDK per postin e Presidentit. Hile me te lige se kjo, zor se gjen.
Mirepo a i ha te tilla hile LDK ? Nuk ka logjik qe e rrok kete. Ndaj edhe Albini eshte i destinuar te deshtoje, e kjo sepse lufta e tij nuk eshte parimore, por per karrige, cka per te qene i sinqerte, e tille eshte edhe lufta e LDK.
Por pushteti kerkon balance, ndryshe Albini do kthehej ne uzurpator dhe revanshist jo vetem ndaj kundershtareve por edhe ndaj aleateve.
Problemi lind pas asaj qe do te ndodhe sot.
Ne Kuvend nese nuk ka ndonje suprize, Albini nuk behet dot Kryeminister, e per pasoje nga sot i shkon LDK e drejta per formim qeverie.
E di Albini se cfare mund te ndodhe ?
LDK neser ne mengjes mund ti thote LVV “ose KM (apo kushtet e mepareshme) ose e bera koalicionin me faktor te tjere…”
Cfare ndodh me pas ? Ketu zhduket endrra e Albinit per tu bere Kryeminister.
Nje mandat tjeter ne opozite, per te dhe partine e tij te brishte do ishte nje goditje fatale te ciles Albin Kurti nuk do i rezistonte dot.
Prandaj nese Albini eshte parimor, duhet doemos te pranoje qe postin e KM ta shkembeje me kreun e Kuvendit sot dhe Presidentin pas dy vitesh.
Nese nuk pranon, mundet vertete ti jap fund karrieres politike te Isa Mustafes, cka ka gjase te ndodhe nga kjo radhe zgjedhore, por Albini bashke me karrigen e Ises, ka per te hedhe ne ere edhe karrieren e tij.
Albini duhet te zgjedhe, ose Kosoven, ose karrigen. Luajtja all-in mund ti kushtoje humbjen e te dyjave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment