Aleanca për Mbrojtjen e e Teatrit ndalet në Gjirokastër, qytetarët mbështesin nismën

Ndalesa e radhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë qyteti i Gjirokastrës .Mbledhja e firmave për peticionin ka nisur pranë teatrit Zihni Sako , për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, atje ku ishte dhe ashtu si ishte. Si në cdo qytet tjetër edhe në Gjirokastër kanë qenë prezent aktorë e regjizor të njohur si aktori Neritan Licaj , Edmond Budina dhe shumë artistë të tjerë , të cilët kanë bërë thirrjen e tyre për bashkim. Përveç qytetarëve të pranishëm kanë qenë edhe aktivistë e anëtarë të partisë demokratike e LSI . Në sy ka rënë dhe prezenca e ish kryetares së bashkisë Gjirokastër Zamira Rami . Aleanca për mbrojtjen e Teatrit do të vazhdojë peticionin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment