Aliko: Me mire pa ju, me mire pa Tavot !

0
756

13094182_247804575574081_902845923003464639_n

Rrugët në Gjirokastër, janë kthyer në një sheshbeteje. Shiu i rënë një ditë më parë, ka krijuar gjendjen që po shihet përmes fotove të publikuara nga Artan Aliko kreu i FRPD Gjirokastër, në rrugët e Granicës së sipërme. Në një status të publikuar në Facebook, Aliko apelon për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti i Gjirokastrës dhe llogarinë që duhet t’u kërkojnë autoriteteve të Bashkisë për situatën e krijuar. Gjirokastra më mirë pa ju, më mirë pa Tavot-shprehet Aliko duke akuzuar direkt për gjendjen, kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës dhe sponsorizuesit e saj në ngritjen e karrierës politike, vëllezërit Tavo.

Statusi i mëposhtëm i Artan Alikos kryetar i FRPD Gjirokastër.

Pak ore shi dhe c’do rruge kthehet ne katastrofe. Kjo eshte gjendja pas rreshjeve te fundit ne disa rruge te Gjirokastres.

Ka ardhe koha qe c’do qytetar ti kerkoje llogari autoriteteve pergjegjese. Boll e pame qytetin tek e shkaterroni, sot per te gjitha keto qe po i beni duhet te jepni llogari. Lerini fasadat dhe shiritat, shikoni kush eshte gjendja aktuale.
Mbani premtimet qe i keni dhene qytetareve dhe zbatoni detyrat qe ju ngarkon ligji.
Keto ja drejtojme pikerishte Bashkise se qytetit dhe ajo te veproje duke mare pergjegjesit e saj por edhe duke penalizuar firmen.

Aferat tuaja klienteliste qe kudo fliten ne Gjirokaster jane deshmi e gjalle e ketij shkaterrimi qe po ndodh.

Qytetaret e Gjirokastres nuk e pranojne kete qe po i beni ndaj mendohuni mire, do te mbani cdo lloj pergjegjesie.

Gjirokastra me mire pa ju, me mire pa Tavot!

14650702_1834365603475466_152401217394322076_n 14671067_1834365413475485_5237821450877221199_n 14680739_1834365366808823_2507726152453191795_n-1 14680739_1834365366808823_2507726152453191795_n 14702332_1834365556808804_3112801531991355779_n 14718600_1834365246808835_6598205850323036161_n-1

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here