ALUIZNI në Gjirokastër në dorën e një juristi ekselent

0
183

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Gjirokastër, prej ditës së sotme, do të drejtohet nga Nertil Nebiaj, jurist ekselent dhe profesionist në fushën menaxheriale të pasurive të paluajtshme.

Zoti Nebiaj konkurroi për postin e kreut të ALUIZNI-t pasi ishte shpallur që në muajin dhjetor konkursi nga Drejtoria Qëndrore e ALUIZNI-t dhe e fitoi duke lënë pas me diferencë të madhe aplikuesit e tjerë për këtë post që ishin gjithsej 11 të tillë.

Drejtori i ri i ALUIZNI-t është prezantuar sot nga përfaqësues të ALUIZNI-t në qendër të cilët kanë vlerësuar zotin Nebiaj për aftësitë e tij juridike dhe përvojën e fituar përgjatë viteve ku ka punuar në ZRPP e Gjirokastrës.

Nertil Nebiaj drejtori i ri i ALUIZNI-t Gjirokastër deri në janar të vitit të kaluar, punonte si jurist në ZRPP Gjirokastër, por u shkarkua me propozim të LSI dhe deputetit Vangjel Tavo për arsye politike pasi Nebiaj ishte kryetar i PS për zonën e Lunxhërisë.

Zoti Nebiaj, zëvendëson në këtë post, Klodian Mickën i cili ka qenë drejtor në këtë institucion për dy vjet rresht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here