Ankth e tension për banorët e tetëkatëshit në “Kodrën e Shtufit”.

0
155

Sërish probleme për banorët e pallatit tetëkatësh në lagjen “Kodra e Shtufit”.

Shirat e dendur kanë intensifikuar prurjet e ujit në pjesën e sipërme të pallatit duke shqetësuar banorët të cilët kanë dalë sërish nga banesat e tyre.

Situata ka mbetur e pandryshuar  prej kohës kur ndodhi rrëshqitja masive e dheut rreth dy muaj më parë. Një grup sepcialistësh të gjeoloogjisë morën kampionë balte për të studiuar përbërjen e tokës ku pritet të kryhen punimet rehabilituese.

Ndërkohë pritet hartimi I një projekt – studimi të zonës, ndërsa banorëve u është komunikuar se nisja e punimeve në terren do të kryhet në përfundim të sezonit të shirave.

Toka e lagësht dhe reshjet e shiut nuk favorizojnë ndërhyrjet në këtë zonë delicate dhe tokë të paqëndrueshme.

Prej fillimit të muajit shkurt, banorët e pallatit tetëkatësh jetojnë mes baltës dhe frikës së shembjes së pallatit.

Në studimin e hartuar nga gjeologët si shkak i rrëshqitjes masive u përcaktuan reshjet e rrëmbyeshme të cilat sollën zbutjen e formacioneve gjeologjike në këtë zonë duke nxitur edhe problematikën e erozionit.

Raporti përcaktoi rreth 15 rekomandime që duhet të zbatohen për rehabilitmin e zonës, shmangien e rrezikshmërisë për banorët dhe rikthimin e tyre në banesa.

Sipas raportit fillimisht duhet të bëhej lehtësimi i shpatit të kodrës nga dherat dhe më pas largimi i tyre nga mjediset e brendshme të pallatit tetëkatësh. Pas kalimit të fazës së emergjencës për banorët, raporti rekomandon kryerjen e rehabilitimit të zonës.

Përgjatë tij parashikohen investime publike si ndërtimi i mureve mbajtës apo pritave në këtë zonë, pyllëzimi i saj për të shmangur përsëritjen e situatave të erozionit,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here