Anti- Shpifja dhe emërimet në Kushtetuese, “Venecia” zbrakon në Tiranë

0
148
EKSPERTET E VENECIAS DALIN NGA TAKIMI ME XHAFEN - Raportuesit e Komisionit te Venecias, duke dale nga nje takim me Kryetarin e Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafa ne Kryesine e Kuvendit, ku kane dhene konkluzionet e tyre per draftin e Reformes ne Drejtesi./r/n/r/nVENICE RAPPORTEURS LEAVE AFTER THE MEETING WITH XHAFA - Rapporteurs of the Venice Commission leave after a meeting with the chairman of the Laws Committee Fatmir Xhafa.

Brenda katër ditëve në vendin tonë zbarkojnë dy delegacione nga Komisioni i Venecias për të filluar takimet lidhur me anti- Shpifjen dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Mësohet se ditën e sotme dhe nesër do të diskutohet drafti i amendamenteve në ligjin 97/2013 për Mediat Audiovizive.
Më herët mazhoranca u tërhoq ditën e votimit në Kuvend duke ia çuar për opinion Komisionit të Venecias.Më pas ishte Këshilli i Europës kurse OSBE çoi qëndrimet e saj lidhur me këtë paketë.
Ndërkohë takimet e Komisionit të Venecias kanë filluar me Kryesinë e Kuvendit në orën 09:15 në një mision faktmbledhës lidhur me paketën Anti- Shpifje.
Por një delegacion i dytë vjen në datën 13- 14 shkurt për të filluar takimet lidhur me atë që u quajt ‘Ngërçi’ në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja opinionet për këto dy ështje Komisioni i Venecia do i diskutojë në seancën plenare të 20- 21 marsit.
Një përplasje mes mazhorancës dhe Presidencës ndodhi nëntorin e kaluar teksa Presidenti Meta nuk dekretoi Arta Vorpsin, e cila u konsiderua nga mazhoranca si anëtare për Gjykatën Kushtetuese automatikisht, por zgjodhi Marsida Xhaferllarin.
Të dyja institucionet, Presidenca dhe Kuvendi e kanë çuar çështjen në Venecia lidhur me procesin e emërimeve në këtë Gjykatë.
Meta pretendon se KED shkeli ligjin duke mosrespektuar radhën e dërgimit të emrave me akuzën se është e kapur nga mazhoranca, kurse kjo e fundit pretendon se Meta ka kryer shkelje.
Madje në 2020 në Komisionin e Ligjeve u miratua mekanizmi zhbllokues për betimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese si dhe të Lartë, kur Presidenti nuk i thërret.
Parashikohet sipas mekanizmit që nëse Presidenti nuk thërret gjyqtarin përkatës për betim, ai ta bëjë me shkrim dhe ia dërgon Presidentit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here