Apeli i Prof. Gëzim Basha: Roland Bejko, zgjedhja e duhur për gjirokastritët

0
1491

Profesori i Akademisë Ndërkombëtare të Wisconsinit në SHBA, Gëzim Basha, ka reaguar publikisht përmes një statusi në profilin e tij në FCB, rreth zhvillimeve të fundit politike në rajonin e Gjirokastrës në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Zoti Basha ish themelues i degës së PD në Gjirokastër, ka renditur arsyet përse duhet votuar Roland Bejko këtë të dielë.

Për profesorin Basha,  Roland Bejko është zgjidhje për të cilën, jo vetëm nuk do të pendohet askush, por do të kenë një derë përherë të hapur të gjitha palët, demokratët dhe socialistët, asnjanësit dhe LSI-stët pasi sic thotë ai, Bejko e ka pasion të gjate politikën, jo një rrugë të shkurtër për realizim interesash personale.

Sipas Bashës, zoti Bejko, ka vokacionin e duhur, elekuencën e nevojshme, lidhjen e qëndrueshme me komunitetin dhe natyrisht shkollimin në një institucion Europian me reputacion global për ekselencë akademike.

Nga Gëzim Basha

S U G J E R I M Elektoral

Si nje individ pa ambicje politike në Shqipëri, pa pasion për ndonjë palë politike ngaqë nuk kam besim tek kioskat kakofonike të politikës Shqiptare, mundohem të identifikoj ata individë të cilët kanë prirje ta përdorin vendin e tyre në parlament në favor të komunitetit që përfaqësojnë.

Në Qarkun e Gjirokastrës, kam bindjen e thellë se Roland Bejko i PD-së është zgjidhje për të cilën, jo vetëm nuk do të pendohet askush, por do të kenë një derë përherë të hapur të gjitha palët, demokratët dhe socialistët, asnjanësit dhe LSI-stët.

Rolandi e ka pasion të gjate politikën, jo një rrugë të shkurtër për realizim interesash personale.
Ku jane sot deputetet e djeshëm?

Ku gjenden sot Arben Ahmetaj dhe Genc Ruli, Anastas Angjeli dhe Erion Veliaj…?

Përgjigja është e thjeshtë: Rehatohen në minderin e–mender më thanë–interesave të tyre të vogla, pa e vrarë mendjen për ata që ju dhanë votat!

C’lidhje ka kumbara, Kumbaro, me Gjirokastrën, kjo këmborë, a zilkë nazike, në duart e kryeministrit “rilindas”?

Po Cuci…ai me mjekrat si vijë e ndërprerë jo qeni i famshëm i Lazgushit?
Roland Bejko mund ti përfaqësojë, pa i zhgënjyer, Gjirokastritët dhe Minoritarët, Lebërit dhe Lunxhiotët, Tepelenasit dhe Përmetarët, ngaqë ka vokacionin e duhur, elekuencën e nevojshme, lidhjen e qëndrueshme me komunitetin dhe natyrisht shkollimin në një institucion Europian me reputacion global për ekselencë akademike.
Nëse votoni me paragjykime, pas 4 vjetësh do ta gjeni veten me pengjet dhe dilemat e sotme, dhe me po atë shpresë të vakët se ndoshta gjërat marrin për mirë…
Bëj dicka sot, Voto nr. 6, jepi vetes një shans!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here