Aplikimet për pasaporta, ambasada shqiptare në Greqi njoftim të rëndësishëm

0
124

Ambasada shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim për të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrike, pasaporta dhe karta identiteti.

Selia diplomatike shqiptare në Athinë sqaron se bëhet fjalë për aplikimet që janë kryer në periudhën 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019 dhe kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021.

Sipas ambasadës afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

“Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:  

Njoftim mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 24 dhjetor 2020. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.

Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit cellular

Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here