Armiku i Popullit…

0
197

Nga Ilir Gjini

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas për dramën e Henrik Ibsen që është shfaqur dikur në skenën e teatrit që sot është rrënuar. Po flas për dramën satirë “Armiku i Popullit” që u zbulua falë investigimit të pashoqë gazetarsek me regji të K/ministrit që u shfaq me sukses në TV-të kombëtare. Ai është Lulzim Basha që më kot kërkon të fshihet pas kostumit të liderit të opozitës sot dhe  të përkthyesit apo oficerit të UMNIK dje. Nuk të lëmë na të fshihesh. Ne ta çjerrim maskën që gjoja e mban nga situata e Covid 19. Nga sot Shqipëria ka një tradhëtar më pak. Nga sot atdheu ynë i dashur u lehtësua nga situata e rëndë e Covid dhe ekonomia e kapërceu krizën, se u zbulua që opozitari Basha është agjent i Serbisë. Dje gjithë studiot televizive ishin të super preokupuara për këtë mega aferë agjenturore duke i servirur publikut shqiptar një çorbë dizinformuese që nuk ka asgjë të përbashkët me misionin e gazetarit. Me një fjalë ajo që pashë dje populli i thjeshtë  me zgjuarsinë popullore thotë : një i marrë hedh një gur në lumë dhë njëqind të “zgjuar” nuk e nxjerrin dot. E gjithë kjo furtunë në gotë, bazohet në një intervistë që Milaim Bellanica akuzon Bashën, për zdukjen e një kasete video që do kontribonte në zbardhjen e krimeve të serbëve ne fshatin Krushë të Kosovës. Le të supozojmë se Bellanica thotë të vërtetën pavarësisht lajthitjeve të dëshmimtarit me datat kur është krijuar UMNIK. Ai thotë që Basha erdhi bashkë me 13 vetë dhe ishte ne rolin e përkthyesit. Madje Bellanica dëshmon se për gjithë dëshminë e tij dhe për dorrëzimin e kasetës ka nënshkruar një proces-verbal që i ka humbur. Ajo që nuk i falet gazetarisë “investiguese” është pyetja: A mundet që një përkthyes (kur të pranishëm ishin 13 vetë) të ketë në dorë të zdukë dokumenta hetimorë në cilësinë e provës?

Pra Bellanica, Kusturica apo kushdo tjetër, këtë kaseta nuk i’a ka dorrëzuar Lulzim Bashës, por tribunalit të Hagës, UMNIKUT apo një organi hetimor ndërkombëtar dhe si rrjedhojë nuk mundet që kasetën ta kërkojmë te  Basha, por te institucioni që ka lëshuar edhe dokumentin e sekuestrimit. Në  punën time si gazetar madje edhe kur punoja per Top- Channel, më është kërkuar nga oficerë të policisë gjyqësore sekustrimi i kasetës filmike ( siç ishte rasti i dhunimit të një komisioneri në Tepelenë) dhe në çdo rast organi hetimor ka lëshuar një dokument sekuestroje. Nëse intitucionet ndërkombëtare do ishin kaq të brishta sa të mund të dëmtoheshin edhe nga një përkthyes, lum ne që jetjmë në Shqipërinë fanar ndriçues të gjithë botës. Disa vite më parë  regjisori serb me famë boterore Emir Kusturica, deklaroi se do të bënte një film për tregëtinë e organeve nga UÇK, film që ende nuk e ka realizuar. Ndërkohë regjisori Rama me ndihmën e aktorëve amatorë mediatikë, e realizoi filmin “Armiku i Popullit” pa përdorur mizanskena të regjisë tradicionale të Stanislavkit , por duke përdorur  në mënyrë amatore teatrín absurd të gazetarisë puthadorase ndaj pushtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here