Arratisja e të burgosurit në Gjirokastër, arrestohen dy policë

Vihen në pranga dy shoqëruesit e Saimir Ahmetit, 24 vjecari i cili i shpëtoi togës së shoqërimit policor të IEVP Sarandë mesditën e djeshme nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës.

Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur dje në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP Sarandë gjatë shoqërimit.

Për rrjedhojë u arrestuan në flagrancë Njazi Kaçupaj 52 vjec dhe Fatjon Idrizi 28 vjec të dy nga Saranda me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.

Saimir Ahmeti i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ngjarje kjo që u ndoq nga fillimi deri në fund nga Report TV drejtpërsëdrejti.

Ndaj dy policëve rëndon vepra penale e shpërdorimit të detyres.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment