Arrestohet 22 vjecari në Përmet për vjedhjen e një TV

Vjedhja e një televizori në banesën e një të moshuari, i ka kushtuar arrestimin një 22 vjecari në qytetin e Përmetit.

Emiljano Qyra 22 vjecar banor i qytetit të Përmetit, është arrestuar nga uniformat blu pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur banesën e shtetasit M.N, 80 vjeç. Policia në cilësinë e provës materiale sekuestroi televizorin e vjedhur të markës “SONY”.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme dhe ndaj tij rëndon vepra penale e vjedhjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment