Arrestohet fieraku, mbolli canabis në Mallakastër

0
196

Fier: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin, J. H., 46 vjeç, banues në Fier.Gjatë kontrollit të territorit, në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuara disa fidanë narkotikë të dyshuara canabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policicë Mallakastër, u ndalua dhe bashkëpunëtori i katërt si autor i dyshuar i tentativës së kultivimit të fidanëve narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd, shtetasi F. I., 32 vjeç, banues në Patos. Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë nga policia 3 nga bashkëpunëtorët.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here