Arrestohet kryeplaku i Zhapokikës, tentoi të vriste me thikë të atin

Krimi ne familje rregjistrohet ne fshatin Zhapokike ne Bashkine Memaliaj.

Kryeplaku i fshatit Altion Caca 30 vjec, eshte arrestuar para disa oreve nga Policia e Tepelenes. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ka qelluar me thike te atin e vet.

Ngjarja ka ndodhur ne oren 15:00 te dites se sotme ne banesen e tij ne fshat. Goditja me thike ka shkaktuar plage serioze ndaj te atit te tij i cili fatmiresisht i shpetoi vdekjes dhe ndodhet i shtruar ne Spitalin e Gjirokastres jashte rrezikut per jeten.

Burime per Jugunews.net bejne te ditur se Altion Caca nje jave me pare ka qene i arrestuar pasi nuk denoncoi ne polici mbjelljen e disa rrenjeve kanabis nga nje banor i fshatit dhe per kete atij iu dha nga Gjykata e Gjirokastres masa e arrestit detyrim paraqitje.

Aktin e sotem tentative vrasjeje ndaj te atit te vet, Caca 30 vjecar e ka kryer ne kushtet e depresionit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment