Arrestohet shoferi i dehur dhe pa leje drejtimi.

0
144
Vazhdon puna e perqendruar e Policise Gjirokaster ne eleminimin dhe parandalimin e aksidenteve rrugore ne akset e ndryshme te qarkut.  Pikerisht diten e sotme,                  nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi: – Mentor Aliko, 46 vjeç, banues në fshatin Topullaraj Gjirokastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Gjirokastër-Topullaraj u kap duke drejtuar në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi automjetin tip Daewoo me targa AA578GA. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 291 i Kodit Penal. Ne muajt e veres rreziku i aksidenteve rrugore eshte real, pasi qarkullimi i automjeteve peson nje rritje per arsyen e fluksit te ardhjes se emigranteve, si dhe sezonit te pushimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here