Arrestohet Ziaj, keqtrajtoi gruan

0
488

Dhuna në familje po shndërrohet në një shqetësim ndaj grave. Rasti më i fundit është shënuar një ditë më parë kur Vladimir Ziaj ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vet. Kjo e fundit, pasi nuk ka duruar dot praktikat dhunuese të bashkëshortit të saj, e ka denoncuar atë në polici. Kanë qenë specialistët e seksionit Kundër Krimeve në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, ata që kanë arrestuar 60 vjecarin nga Gjirokastra, për dhunë në familje. Në fakt 20 ditë më parë, shkalla e parë e gjyqësorit, kishte lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje ndaj bashkëshortes së Ziajt për të njëjtat arsye ndërsa vetë 60 vjecari, sërish vazhdonte trajtimin e dhunshëm ndaj bashkëshortes së vet e cila qëndronte gjatë kësaj periudhe, larg burrit të saj. Veprimi i një dite më parë, i ka kushtuar Vladimir Ziajt pasi do të përballet në gjyq për veprën penale të dhunës në familje. Ky është rasti i tretë këtë vi i dhunës në familje me autor kryefamiljarët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here