Arseni shpk: Bavaria, mashtrim dhe padituri në autointervistën për kompaninë holandeze me gjyqe të humbura në Shqipëri, BE dhe rajon

Gazeta TEMA ka botuar këto dite një auto-intervistë me avokatin Erjon Kanxheri, i prezantuar si përfaqësues i firmës Bavaria N.V. Deklarimet mjerisht shumë jo-profesionale të një avokati nuk do të meritonin përgjigje. Por ato përfaqësojnë më tepër se një grusht me gënjeshtra. Ato janë shpifje në dëm të imazhit dhe interesit ekonomik të firmës Arseni shpk.

Nëintervistën e tij, Kanxheri i lejon vetes të përdorë shprehje shumë larg çdo standardi profesional, juridik, logjik e kuptimor, kur thotë se firma Bavaria N.V. është për pijen B52 “…Krijuesi dhe përdoruesi i parë në botë dhe në Shqipëri”. Çfarë do të thotë Krijues i një pijeje? Po përdorues i saj? Çfarë do të thotë krijues i një marke? Po përdorues i saj në një territor?!

Ne e ftojmë avokatin që të informohet dhe të kuptojë si realizohet një shije në fushën industriale të pijeve… ndoshta me atë rast do ta kuptojë më mirë atë që po përpiqet të thotë.

Një marke nuk njihet nga krijuesi – që mund të jetë një piktor, dizajner apo një studio. Ajo njihet nga ai që e regjistron në pronësi atë.

Në lidhje me termin “përdorues i B52” – nëse avokati po përpiqet te na bindë se Bavaria N.V. e pi edhe vetë pijen e saj (është përdoruese) – kjo e bën këtë informacion shumë qesharak dhe ne nuk duam të besojmë se avokati po tallet me klientin që e paguan. Për sa i takon markës, përdoruesi i saj është ai që e regjistron. Bavaria, padyshim aty ku e ka të regjistruar është përdorues i markës. Në Shqipëri, jo. Pas çregjistrimit me vendim gjykate të formës së prerë, Bavaria është për markën B-52, vetëm një abuzues i paligjshëm.

Avokati është i painformuar, ose i keqinformuar, ose spekulant. Ai shkruan se B52 i Bavaria N.V. është shpërndarë në Shqipëri në vitin 2006 nga një firmë me emrin TL–08, në pronësi të vëllait të pronarit të Arseni shpk (shoqëria pronare e markës B5-52 Energy Drink). Sikur avokati të kishte marrë mundimin të hynte në faqen zyrtare të QKR-së (ëëë.qkr.gov.al) do të zbulonte fare lehtë së TL-08 me NIPT K86928003O është themeluar me 24.07.2008, dy vite më vonë nga koha kur ai pretendon se ajo po shpërndante pijen që i paguan atij sot faturën e avokatit.

Arsyeja pse avokati gënjen kaq trashë është për të dëshmuar se dikush ka vepruar ndaj Bavaria N.V. në keqbesim. I vetmi që po e bën këtë në fakt, tani është z. Kanxheri. Ai po i rrëzon firmës holandeze edhe çdo fije dinjiteti, që mund t’i ketë mbetur në këmbë.

Avokati gjithashtu spekulon kur thotë se Arseni shpk akuzon firmën Bavaria për markën B-52. E kundërta mund të jetë e vërtetë. Arseni shpk është pronare e markës B-52 prej vitit 2010. Avokatit mund t’i mjaftonin të lexonte vendimet gjyqësore të 11 humbjeve të Bavaria N.V. në të gjitha shkallët e drejtësisë, për të kuptuar të vërtetën, kush ka pretendime ndaj kujt“ dhe kush po shkel sistematikisht ligjin dhe vendimet e gjykatave.

Kanxheri deklaron se “një shoqëri falsifikuese pijesh nga Maqedonia (???) e regjistroi markën B52 në zyrën e markave dhe patentave në Shqipëri”. Supozojmë se avokati ka të drejtë. A e di Kanxheri se sipas ligjit, një aplikim marke – qëndron pezull 6 muaj – dhe nëse ndaj tij ka ankesa, marka nuk regjistrohet? A ka dijeni Kanxheri për ndonjë ankesë të bërë në këtë periudhë nga Bavaria NV?!

Kanxheri thotë se Bavaria ishte e pranishme nëShqipëri qysh prej vitit 2006. Nëse ishte, si ka mundësi që nuk reagoi, kur dikush po i  regjistronte markën?! Apo nuk ishte marka e tyre? Ishte apo nuk ishte?!

Cilën markë?! Atë që Bavaria NV nuk e kishte regjistruar as vetë?!

Aplikimi i shoqërisë maqedonase për regjistrimin e markës B-52 Energy Drink nëZyrën e Markave dhe Patentave në Tiranë, ka ndodhur më 18 prill 2008. A e di avokati se Bavaria N.V., se aplikimin ndërkombëtar Bavaria NV e ka bërë më 20 qershor të vitit 2008, pra dy muaj pas kompanisë maqedonase? A e di ai, se pavarësisht se Bavaria kishte bërë aplikim ndërkombëtar, aplikimin për markën B-52 në Tiranë, përmes Zyrës Botërore të Markave ËIPO, e ka bërë edhe më vonë, më 21 tetor 2008 dhe në kundërshtim me ligjin, pasi B52 ishte regjistruar më parë nga maqedonasit, DPPI e ka regjistruar më 12 Shkurt 2009?

Por ne kemi një pyetje për avokatin Kanxheri: Pse firma Bavaria nuk e kishte regjistruar këtë pije që në vitin 2006?

Përgjigjja është se për Bavaria N.V., B-52 Energy Drink nuk kishte asnjë vlerë. Ajo mori vlerë në Shqipëri dhe u bë një markë e rëndësishme falë investimit të bërë, vetëm dhe ekskluzivisht nga puna dhe paratë e firmës Arseni shpk, që ndërtoi për këtë pije një treg kombëtar. Arseni shpk është realisht trupi dhe shpirti i “B-52 Energy Drink”, të cilën marke Bavaria e shpërfilli derisa dikush krijoi për të një treg dhe padyshim e respektoi duke e regjistruar… Bavaria N.V. erdhi të përvetësonte një treg të ngritur. A nuk po përpiqet kjo kompani edhe sot, përmes imitimeve të falsifikuara si B52, të bëjë të njëjtën gjë?

Për fatin e keq të spekulantëve tregtarë e ligjorë, Arseni shpk është sot ligjërisht dhe në përputhje me çdo ligj ndërkombëtar, pronare e kësaj marke në Shqipëri dhe prodhues i saj në vend, falë një investimi prej më se 13 Milionë Euro.

Regjistrimi i markës B-52 të bërë nga Bavaria N.V. në vitin 2009 sipas vendimit të Gjykatës së Lartëështë kryer në shkelje të ligjit dhe mbetet një akt i gjykueshëm. Në përputhje me Konventën e Parisit dhe Marrëveshjen e Madridit, regjistrimi i parë i markës B-52 në Shqipëri, bërë prej cilitdo, duhej të kishte prioritet dhe të ishte i mbrojtur. Zyra e Markave dhe Patentave zgjodhi të shkelte ligjin. Arsyet le t’i hetojë prokuroria.

Ky regjistrim i kundërligjshëm marke i Bavaria N.V. megjithatë ra në vitin 2013 me vendim të Gjykatës së Larte, por me ndihmën e drejtorit të DPPI, firma Bavaria, përsëri në shkelje të ligjit, bllokoi ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë, duke detyruar një proces gjyqësor të marrë edhe 4 vite të tjera, deri kur në tetor 2017 Gjykata e Lartë rikonfirmoi fshirjen e çdo të drejte mbi markën B-52 Energy Drink nga Bavaria N.V. për territorin shqiptar. Ky vendim është sot në fuqi prej Janarit 2018.

Është për të ardhur keq që pa prova, Kanxheri e quan një firme maqedonase “një shoqëri falsifikuese pijesh” dhe nga ana tjetër tenton të bëjë pa kuptim edhe avokatin e saj mbrojtës, kur thotë se kontrata mes Arseni shpk dhe “Neniko Dooel Ljubisha” nuk paska qenë e përkthyer dhe pronari maqedonas qenka viktimë e analfabetizmit. Kjo është patetike dhe shumë larg të vërtetës! Kopjen maqedonisht të firmosur nga palët e kësaj kontrate, ne mund t’ia vëmë në dispozicion avokatit Kanxheri, edhe pse kemi frikë se ai nuk di ta lexoje. Ai dokument ka bërë mjaftueshëm ecejake nëpër salla gjyqesh për t’u kualifikuar si i saktë, i padiskutueshëm dhe provë e pronësisë mbi markën B-52 nga Arseni shpk.

E fundit, vetëm për nga radha: avokati vërtetë ka marrë përsipër një mision të pamundur kur thotë se Arseni shpkbleu në 2010-n  markën B-52, ndërsa në 2011-n nënshkroi me Bavaria N.V. që pronësinë ta mbanin holandezët. Sikur kjo të ishte e vërtetë, a mendon avokati se përballë kësaj kontrate, ndonjë gjykatë do t’i njihte Arsenit pronësinë e markës?!

A mund të ndodhë që dikush të blejë një shtëpi për të jetuar dhe të nënshkruajë kontratë me dikë për të mos ta lënë të hyjë brenda?!

Deklarojmë me përgjegjësi ligjore se kurrë, asnjëherë, në asnjë rast dhe për asnjë rrethanë,Arseni shpk nuk ka nënshkruar një kontratë me Bavaria N.V. Distributorët e saj apo partneret e saj tregtarë prej ku Arseni shpk ka blerë me dhjetëra brand-e të ndryshëm, nuk janë, as përfaqësojnë dhe as mund të shiten si sozi të një paketuesi pijesh nga Holanda.

Kurrë Arseni shpk nuk i  ka kërkuar, as me shkrim, as me gojë, firmës Bavaria N.V. që të marrë ndonjë rol në Shqipëri. Aq më pak distribucionin. Si mundet një shoqëri që ka lindur dhe jeton si shoqëri shpërndarjeje e mallrave t’i kërkojë dikujt që t’i marrë biznesin?! A e kupton Kanxheri se çfarë po nxjerr nga goja?! Si mundet dikush që ka blerë një markë në vitin 2010 të hyjë në një kontratë në vitin 2011 ku thotë se prona që ka blerëështë e dikujt tjetër?!

Deklarata e avokatit Kanxheri ka shenja të forta të lunatizmit. Ajo të kujton po atë lunatizëm të Bavaria N.V. që pretendonte se ka krijuar birrën Bavareze (Bavaria) – me recete e teknologji… derisa Gjykata Europiane  ia çregjistroi si markë dhe autorizoi çdo shtet anëtar të BE-së ta çregjistrojë nëse do.

Në këtë shaka me shkrim, të botuar në gazeta TEMA, avokati Kanxheri është komik kur përdor tautologjinë “siç u tha”, duke qenë vetë autor i asaj që ai citon, më shumë për të bindur veten se përrallat që tregon janë të vërteta.

Kjo didaktikë infantile është një shenjë e rëndë e degradimit të pozitave ligjore, etike dhe profesionale.

Si përfundim, B52 i prodhuar nga Bavaria N.V. mund të shitet kudo ku Bavaria e ka regjistruar markën e para. Për fajin e vet, në Shqipëri, ata nuk e kanë këtë markë. Nuk e kanë këtë të drejte dhe nuk mund të sillen si të duan!

Kaq e thjeshtë.

Me respekt

ALBAN BALA

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment